Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndiqni këto këshilla për t’i falur atij një eksperiencë të paharrueshme në shtrat

2017/10/21 at 12:18 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Studimi/ Çfarë vështrojnë meshkujt tek femrat gjatë seksit?

Si ta bësh të çmendet partnerin në shtrat? Mos dysho kurrë për aftësitë e tua, megjithatë nuk është keq të konsultohesh për t`u përmirësuar. Një mashkull duhet prekur e përkëdhelur paraprakisht, përpara se të arrijë orgazmën, ndaj propozojmë tetë këshilla në mënyrë që ai mos t`ju harrojë kurrë!


  1. Prano trupin tënd

Kemi të gjitha disa komplekse të vogla të mëdha, por për çfarë shërben të flasim për to vazhdimisht? Nuk ka asgjë më pak eksituese për një burrë, sesa një grua që thotë: “Mos i shih vithet e mia, janë të shëmtuara, por nga nesër do filloj palestrën” apo “E di që e kam gjoksin e vogël, por me sfungjer nuk duket keq, apo jo?”.

Sugjerim: ndiq këshillën e Sharon Stone. Gjatë një interviste, aktorja e njohur ka thënë se në momentet kyçe, meshkujt mendojnë për gjëra të tjera dhe jo për celulitin e partneres. Atëherë, relaks!

  1. Eksitoje

T`i shtosh partnerit dëshirën, ky është misioni yt. Por, kujdes! Nuk bëhet fjalë vetëm të stimulosh libidon e tij. Këtë gjë, mund ta bëjnë të gjitha: një dekolte e thellë, një shikim joshës, një palë këmbë të kryqëzuar dhe u bë! Bëhet fjalë për një stimulim të ngadaltë dhe progresiv, që do t`i bëj ata të harrojnë të gjitha eksitimet e mëparshme… një ftesë për kënaqësi, që do ta bëjë mashkullin tënd t`i iki truri!

Sugjerimi: ftoje të rehatohet në shtrat por mos e lejo të të prek. Ulu në një karrike dhe bëj një spektakël “streaptease”-i; por të gjatë, që të bëj efekt. Pastaj, fillo të prekësh veten lehtësisht, duke e parë partnerin herë pas here në sy. Burrat janë të fiksuar pas idesë së masturbimit femëror. Kështu do t’i dhurosh një moment të bukur eksitimi. Vendos ti kur të afrohesh në shtrat dhe t’i japësh fund vuajtjes së tij të ëmbël.

  1. Lëre të shikojë

Te meshkujt kënaqësia kalon përmes syve. Pse ta privosh nga kjo kënaqësi? Mos e fik dritën (ndiz ndonjë qiri) dhe lëre të të shikojë. Merr poza eksituese: harko shpinën, shtrëngo gjokset me duar dhe mos i mbyll sytë. Shijoje dhe vetë spektaklin! Kryqëzimi i shikimeve, është një stimul i shkëlqyer!

Sugjerimi: bëni dashuri përpara pasqyrës. Kështu ai mund të shikojë performancën e vet dhe madje do t’i krijohet përshtypja se është një aktor filmash porno.

  1. Studio gjeografinë e tij erogjene

Njësoj si në trupin e gruas, edhe në atë të burrit ka zona erogjene, të cilat është gjynah t’i lësh pas dore. E rëndësishme është t’i njohësh, që t’i eksplorosh më mirë. Ka mënyra të ndryshme për t’i “nxehur” këto zona: duke puthur, përkëdhelur, kafshuar, lëpirë, gudulisur.

Gjithë trupi
Buzët, qafa dhe për disa meshkuj, veshët janë burime të vërteta kënaqësie. Dhe mos harro pjesën e brendshme të kofshëve, ku lëkura është shumë e hollë, thithkat dhe vithet, që na pëlqen aq shumë t’i shikojmë por edhe t’i prekim e përkëdhelim.

Gjenitalet
Në penis janë të përqendruar mijëra receptorë kënaqësie. Në bazën e tij, trung, kokë dhe mbi të gjitha, në zonën plot nerva midis anusit dhe penisit, një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie për mashkullin. Përveç përkëdheljeve me dorë, prekjen me buzë, puthjet dhe lëpirjet, do të ishin ideale.

Për sa u takon testikujve, disa meshkujve u pëlqen t’ua prekësh dhe lëpish, teksa të tjerë nuk durojnë dot që t’u afrohesh. Anusi, një zonë ende tabu për disa meshkuj, është parajsë e vërtetë për të tjerë.

Sugjerimi : bëj si Brigitte Bardot në filmin “Përçmimi” dhe sa herë që prek një nga këto zona të ndjeshme, pyete nëse i pëlqen: ofshamat e tij do të të tregojnë rrugën që duhet të ndjekësh.

  1. Eksploro pikën G të partnerit

Te mashkulli pika e famshme G gjendet përreth ureterës dhe prostatës, në brendësi të rektumit, në murin e brendshëm, ai që ndan trupin e penisit nga anusi. Nuk është e thjeshtë të gjendet, por me pak praktikë, gjithçka është e mundur.

Duke futur një gisht në anusin e partnerit, ngjitu butësisht përgjatë murit rektal. Ndjen një gjendër sa një kokërr are? Pikërisht kjo është pika G. Presionet në këtë zonë duhet të jenë të forta, por jo brutale.

Sugjerimi ynë: në mënyrë që partneri të relaksohet dhe të të lejojë të hysh lehtësisht në atë zonë, mos hezito që t’i bësh njëkohësisht një orale ose t’i ledhatosh penisin.

  1. Shprehu më shumë

Gjithçka qendron në të shprehurit të kënaqësive dhe dëshirave tona. Stimujt zanor, e ndezin partnerin. Për ju që jeni më të ndrojtura, do mjaftonin frymëmarrjet e shpejta dhe rrënkimet e mbytura. Për ju që jeni më të guximshme, thirrjet e kënaqëisë duhet të jenë eksplicite: “Më pëlqen kur me përkëdhel gjoksin, adhuroj kur më shtrëngon fort vithet…”.

Sugjerimi : mos i jep urdhëra. Nuk je gjenerale e seksit dhe ai mund të bllokohet plotësisht. Gjithashtu, përshtate fjalorin dhe kërkesat e tua, në përputhje me nevojat dhe dëshirat e partnerit.

  1. Bëje të ndihet rehat

Ndryshe nga sa duket, meshkujt kanë shpesh dyshime mbi virilitetin e tyre dhe mund të ndihen lehtësisht jashtë loje. Kanë nevojë që t’i sigurosh. Bëji qejfin duke i thënë se asnjë mashkull tjetër në botë nuk të eksiton sa ai. Bëji komplimente për mënyrën se si të përkëdhel dhe shpreh adimirin tënd përpara disa pjesëve të caktuara të trupit të tij. Do e ketë shumë të vështirë të bëj pa një grua që e ngjit në piedestal.

Një sjellje shumë agresive dhe e drejtpërdrejtë, mund jo vetëm ta tremb por madje mund t’ju bëj të dyve të ndiheni të frustruar. Mëso ta prekësh me sensualitet dhe jo t’i vësh duart direkt e te gjenitalet e tij. Edhe meshkujt i çmojnë afrimet delikate. Ciki kofshën, rrëshqit dorën butësisht në qafë, shtrëngoji fort duart.

Sugjerimi ynë: ta bësh të ndihet i sigurtë, nuk do të thotë ta trajtosh si fëmijë. Evito fraza të tipit: “Mirë qenush, po ecën shkëlqyer”.

  1. Merr iniciativën

Shpesh meshkujve u vjen keq që janë gjithmonë ata që hedhin hapin e parë në shtrat. Do të donin që gratë ta merrnin më shpesh iniciativën të parat. Edhe një burrë ka nevojë të ndihet i dëshiruar dhe të di se partneres i pëlqen të bëj seks me të. Atëherë, hidhu: një shikim i egër, një sms pikante, një përkëdhelje teksa po sheh televizor, kanë efekte mrekulli-bërëse.

Sugjerimi: zgjidh momentin e duhur për të ndërmarrë iniciativën. Sapo është zënë në telefon me një koleg të punës? Po sheh finalen e Kupës së Botës? Lëre fare, mos e ngacmo… Hidhu në aksion vetëm kur ta shikosh që është i qetë dhe në humor.




Ju sugjerojmë

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Para
Flet deputetja e PS: Pse nuk jemi të bindur për heqjen e mandatit të Tahirit

Ironia therëse e deputetit ndaj Tahirit/ Kush është llumi këtu? Deklarohesh fajtor apo i pafajshëm?

Aktorja i shkruan ashpër Edi Ramës, i del në mbrojtje Saimir Tahirit

Aktorja i shkruan ashpër Edi Ramës, i del në mbrojtje Saimir Tahirit

Foto/ Zarfi enigmatik që sjell prokurorja në mbledhjen e këshillit, provë kundër Tahirit? 

Alibeaj - Tahirit: Ti je i bindur që do shkosh në burg... 
















TE FUNDIT

Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…

Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…
6 Tetor, 2025

Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata
6 Tetor, 2025

Ky është momenti i transportimit të gjyqtarit Astrit Kalaja drejt Spitalit të Traumës pasi u qëllua me armë zjarri në ambientet...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti

Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti
6 Tetor, 2025

Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve që çoi në vrasjen e gjyqtarit...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë
6 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit u vra me armë zjarri gjyqtari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com