Kryesore

Ndikoi Gjermania për anulimin e 30 qershorit? Flet Ilir Meta


               Publikuar në : 21:28 - 13/09/19 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje  me vendimin e tij për të anuluar datën e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhje lokale.

Gjatë një interviste televizive, Meta është pyetur nëse zyrtarët Gjermanë kanë ndërhyrë në vendimin e tij, pasi dekretimi i 30 qershorit erdhi sapo presidenti ishte kthyer nga disa takime në Gjermani.

Meta është shprehur se askush nuk ka ndërhyrë në vendimet që ai ka marrë, ndërsa takimet në Gjermani janë bërë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë.

A është e vërtetë që jeni trysnuar, a u është kërkuar nga Gjermania që ti jepni një zgjidhje për 30 qershorin?

Fillimisht dua të them që unë nuk trysnohem nga asnjë forcë, e brendshme apo e jashtme. Vendimi im nuk ka asnjë lidhje me asnjë faktor të huaj, por vetëm me situatën e brendshme. Garantimi i pluralizmit dhe zgjedhjet e lira e të ndershme është një detyrim. Edhe pa këto probleme të tanishme, Shqipëria kishte probleme të mëdha nga zgjedhjet e kaluara, si ato të dosjeve që dihet botërisht se nuk janë hetuar.

Vendimi për zhdekretimin e 30 qershorit erdhi vetëm pak ditë pasi ju u kthyer nga Gjermania?

Vizita në Gjermani ishte konfirmuar prej kohësh dhe nuk pasur asnjë lidhje me dekretin. E gjithë përpjekja ka qenë që Shqipëria të mos ndahej nga Maqedonia në qershor, pasi në qershor ka pasur një vendim shumë më të mirë për Maqedoninë se për Shqipërinë./ Opinion.al E.Xh.

Pas