Aktualitet

Ndikimi rus/ Rama: Nuk duhet t’i ushtrojmë presion Serbisë, s’mbijeton pa Rusinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 14/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësim për ndikimin rus në rajon, por njëkohësisht ka treguar mirëkuptim për kursin antisanksional të Serbisë.

Gjatë një interviste për median austriake “Die Presse”, Rama tha se nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë. Sipas tij, sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë. Kryeministri Rama tha se, qeveria dhe presidenti Aleksandër Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë.

Sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se do të duhen ende shumë vite.

Kryeministër, sa e kërcënon lufta në Ukrainë stabilitetin dhe paqen në Ballkan?

Edi Rama: Ai është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje-Hercegovinë.

Çfarë do të thotë kjo për politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë?

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur kërcënimin e mundshëm jashtë Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë. Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandër Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Është gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas