Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer gjatë takimit të sotëm me gazetarë në Tiranë ka folur edhe për mundësinë e ndikimit rus në Shqipëri. Palmer tha se Shqipëria mbetet një target i vështirë për Rusinë.
“Ne kërkojmë një bashkëpunim mes vendeve dhe transparencë, ndërsa Rusia kërkon kaos dhe një situatë jo bashkëpunuese. Ne duam të ardhme për vendin. Shqipëria është target i vështirë për Rusinë”, u shpreh Palmer gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në kuadër të turit që po zhvillon në Shqipëri.
I pyetur në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, Palmer tha se lobimi është diçka normale për sa kohë bëhet brenda rregullave. Ai nuk pranoi të bënte komente të tjera në lidhje me burimin e këtyre parave, duke thënë se çështja është nën hetim./Opinion.al