Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndikimi i rebelimit të grupit Wagner në Rusi dhe lufta në Ukrainë

2023/06/27 at 5:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prigozhin: Nuk marshuam drejt Moskës për të rrëzuar Qeverinë ruse

Shtëpia e Bardhë thotë se është “shumë herët” për të kuptuar ndikimin e ngjarjeve dramatike të fundjavës në Rusi mbi rrjedhën e luftës në Ukrainë, apo në marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi. Por analistët thonë se rebelimi i grupit Wagner ekspozoi dobësitë e Putinit dhe ishte një kërcënim të cilin ai nuk e priste.

Gjatë fundjavës, shefi i Grupit Wagner Yevgeny Prigozhin ndërpreu marshimin e luftëtarëve të tij që ndodheshin vetëm 200 kilometra larg Moskës dhe pranoi një ofertë të Kremlinit, që ai të largohej në Bjellorusi. Kjo, në fakt, mund ta neutralizojë atë dhe mercenarët e tij.

Kjo ngjarje u interpretua ndryshe në Uashington.

“Nuk mund të them se ajo që ndodhi gjatë fundjavës do të shkaktojë ndonjë ndryshim të madh në çështjet më të mëdha. Duhet të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ai tha se presidenti Joe Biden u mbajt i informuar orë pas ore për ngjarjet në Rusi gjatë fundjavës. Dhe të hënën, Presidenti Biden iu përgjigj një pyetjeje kritike:

“E kemi bërë të qartë se nuk kemi qenë të përfshirë në këto ngjarje. Nuk kishim asnjë lidhje me këtë. Kjo është pjesë e një lufte brenda sistemit rus”, tha ai.

Në një fjalim të hënën, zoti Putin u duk se vuri në pikëpyetje komentet e Presidentit Biden.

“Ishte pikërisht ky rezultat, vëllavrasja, që dëshironin armiqtë e Rusisë, neo-nazistët në Kiev, klientët e tyre perëndimorë dhe tradhtarët kombëtarë”, tha ai.

Analisti Leon Aron i tha Zërit të Amerikës se një gjë është e qartë rreth ngjarjeve të fundit.

“Mendoj se miqësia mes tyre ka mbaruar. Pyetja kryesore është nëse Putini mund ta falë Prigozhinin. Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, nuk bënë asnjë lëvizje pa u konsultuar paraprakisht me zotin Putin. Pra, çfarëdo garancie që ai i ka dhënë zotit Prigozhin mund të mos ketë asnjë vlerë”, tha ai.

A mund të përfitojë Ukraina nga trazirat në Rusi?

“Sigurisht, kjo mund të krijojë disa mundësi të reja, por ne nuk duhet të nxitojmë. Ne duhet t’i shfrytëzojmë ato nëse përputhen me planin që Ukraina tashmë e ka përcaktuar”, thotë gjenerali Philip Breedlove, ish-komandant i trupave amerikane në Evropë.

Zyrtarët ukrainas thonë se rebelimi i Grupit Wagner i dha një avantazh Ukrainës dhe ekspozoi dobësitë në udhëheqjen e Putinit.

“Sot bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë fare. Kaos i plotë. Një situatë plotësisht e paparashikueshme”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Analistët parashikojnë më shumë trazira brenda Rusisë.

“Jam i bindur se ky nuk është fundi. Ky është akti i parë i trazirave të ardhshme ruse. Për Putinin, kërcënimi u shfaq aty ku ai nuk e priste, nga “kampi i luftës”, tha për Zërin e Amerikës analisti Volodymyr Fesenko.

Ndërsa ukrainasit vënë në dyshim motivin e Prigozhinit për kryengritjen dhe atë që ndodhi prapa skenës, shumë analistë mendojnë se ajo erdhi në kohën e duhur gjatë kundërofensivës së Ukrainës kundër forcave ruse.

Ju sugjerojmë

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë
Aktualitet

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë

15 Korrik, 2025 3:28 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:14 pm
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Aktualitet

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

15 Korrik, 2025 2:59 pm
Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Aktualitet

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

15 Korrik, 2025 2:35 pm
“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
Aktualitet

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

15 Korrik, 2025 2:20 pm
Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
Aktualitet

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

15 Korrik, 2025 2:11 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Aktualitet

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

15 Korrik, 2025 2:02 pm
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Rajoni

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15 Korrik, 2025 2:01 pm
“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
Aktualitet

“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

15 Korrik, 2025 1:47 pm
Para
Zbulohet marrëveshja e Rusisë me Wagner,do të dorëzojë armët e rënda që t’ju hiqen akuzat

Zbulohet marrëveshja e Rusisë me Wagner,do të dorëzojë armët e rënda që t’ju hiqen akuzat

Skenari i UEFA/ Dënimi i Juventus, një vit jashtë kupave dhe gjobë milionere

Skenari i UEFA/ Dënimi i Juventus, një vit jashtë kupave dhe gjobë milionere

Shërbimi rus i sigurisë bastis zyrën e Prigozhin, gjejnë 47 milionë dollarë

Prigozhin ndodhet në Bjellorusi, vendet baltike kërkojnë rritje të sigurisë së NATO-s

TE FUNDIT

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë
15 Korrik, 2025

Vijon puna e policisë në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse, për lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim...

Lexo më shumë

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
15 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim deputetët gjermanë, Tilman Kuban, anëtar i Komisionit për Çështjet...

Lexo më shumë

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
15 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me anëtarë të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban...

Lexo më shumë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
15 Korrik, 2025

Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Egnatia do të zbresë në fushë me objektivin për t’u kualifikuar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com