Bota

Ndikimi i koronavirusit në industrinë e naftës, Trump nuk rri duarkryq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 02/04/20 |
el ida

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se do të takohet në Shtëpinë e Bardhë, me zyrtarë të lartë të kompanive amerikane të naftës, për të diskutuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit në punën e tyre.

Industria e naftës është prekur ndjeshëm, pasi kërkesa për energji ka rënë në mënyrë paralele me kufizimet në lëvizje të vendosura nga qeveritë, me qëllim të kontrollimit të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Po ashtu, një mosmarrëveshje mes Rusisë dhe Arabisë Saudite rreth sasisë së prodhimit, ka qenë faktor në ulje të çmimit të naftës.

Sakaq, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Trumpit, Robert O’Brien, u shpreh se Shtetet e Bashkuara “do të punojnë me prodhuesit më të mëdhenj të naftës për të adresuar jostabilitetin në tregjet globale të naftës”./Opinion.al

Pas