Kronikë

Ndihmonte emigrantët, Policia arreston të riun nga Bangladeshi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 15/05/21 |
Opi Nion

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë kanë arrestuar një 21-vjeçar nga Bangladeshi pasi u kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

I arrestuari është identifikuar me inicialet S.I.  I riu u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Pas