Rajoni

Ndihmoi në arrestimin e vrasësit të18-vjeçares,Pacolli shpërblen qytetarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:08 - 24/08/21 |
Opi Nion

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se do t’i japë një shpërblim personit që ndihmoi policinë për të vënë në pranga Dardan Krivaqën, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i tij Naim Murseli.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale Murseli ka shkruar se Pacolli ka kontaktuar me të dhe shpërblimi do t’i paguhet nga vetë ai.

 “Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli.

Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, ka shkruar a./Opinion.al

Pas