Kronikë

Ndihmoi Ervis Martinajn, polici kërkon lirinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:08 - 13/09/22 |
Opi Nion

Jeton Lami, ish-efektivi i policisë i arrestuar se lëvizte dhe shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit.

Ish-agjenti i Forcave Operacionale i është drejtuar kësaj gjykate për të kërkuar një masë më të butë sigurie, ndërsa data 20 Shtator është përcaktuar si dita për shqyrtimin e kësaj çështje.

Për ish-efektivin e policisë Jeton Lami, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për  akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore.

Roli i Lamit si shoqërues i Martinajt u zbulua përmes pamjeve filmike të administruara nga policia, e cila më 23 Gusht arrestoi ish-policin.

Deri në këtë fazë të hetimit burime bëjnë me dije se ish-agjenti i Operacionales Jeton Lami nuk ka pranuar të japë shpjegime për rolin dhe lidhjet që kishte me personin e shumëkërkuar me të cilin shoqërohej.

Pas