Seanca e kësaj të enjte në parlament pritet të përqendrohet në dy çështje: Ndihma ekonomike, për të cilën opozita ka kërkuar mocion për debat me kryeministrin Edi Rama, si dhe një çështje tjeter që nuk është në axhende parlamentare: Lobimi i PD në SHBA, për të cilën PS akuzon se është financuar nga segmente të dyshimta ruse. Kjo çështje u kthye në sherr politik gjatë dy javëve të fundit. Kryeministri Rama mësohet se ka porositur të gjithë deputetët e tij të fokusohen vetëm te kjo çështje.
Priten mbi tetë orë diskutime dhe debate të forta, ku nga njëra anë është opozita, e cila do të kërkojë llogari nga mazhoranca për përjashtimin e mbi 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike dhe nga ana tjetër është qeveria, e cila do të ndalet te lobimi i PD në SHBA.
Seanca pritet të nisë për pak minuta.