Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndihma amerikane për Ukrainën, më e madhja që nga lufta në Irak

2023/02/23 at 4:12 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndihma amerikane për Ukrainën, më e madhja që nga lufta në Irak

Nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës një vit më parë, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar më shumë se 112 miliardë dollarëve ndihma për Kievin.


Korrespondentja në Kongres e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, i hedh një vështrim mbarëvajtjes së procesit të dërgimit të ndihmave dhe asaj që pritet të ndodhë.

Presidenti ukrainas i dha një premtim Kongresit amerikan dhjetorin e kaluar…

“Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë dhe demokracinë globale, të cilin ne e trajtojmë në mënyrë të përgjegjshme”, tha zoti Zelesnkyy.

Në prag të një vjetorit të sulmit rus, Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën. Ai premtoi një ndihmë shtesë prej gjysmë miliardë dollarësh.

“Gjithandej në vendin tim, në qytetet e mëdha e të vogla, flamujt ukrainas valëviten në shtëpitë amerikane. Gjatë vitit të kaluar, demokratë e republikanë në Kongresin tonë, u bashkuan për të mbrojtur lirinë”, tha zoti Biden.

Përgjigja e ligjvënësve amerikanë në ditët e para të sulmit ishte e shpejtë. Shumica u pajtuan se ndihma për Ukrainën është investim për sigurinë amerikane.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë në mbarë botën arritën shpejt konsensusin se duhet të forcojnë mbrojtjen e Ukrainës, dhe mbështesin popullin e saj nga agresioni rus”, tha James Risch, senator republikan.

Kongresi ka dërguar paketën më të madhe të ndihmës për një konflikt të huaj, që nga lufta e Shteteve të Bashkuara në Irak.

“Kishim një situatë ku administrata po kërkonte një shumë të madhe parash. Në Kongres, ligjvënës nga të dyja partitë do kishin dashur të shkohej përtej dhe të siguronin armë më të fuqishme për Ukranën. Kjo është diçka e pazakontë në historinë amerikane. Zakonisht, presidentët përballen me momente jo të lehta sa u përket konflikteve ndërkombëtare”, thotë Matt Glassman nga Universitetii Georgetown.

Por një vit më vonë, mbështetja publike në Shtetet e Bashkuara duket se po zbehet.

Sipas një sondazhi të Associated Press gjatë këtij muaji, 48 për qind e amerikanëve janë shprehur se mbështesin dërgimin e armëve në Ukrainë, që paraqet njëe rënie krahasuar me 60 për qind që e përkrahnin atë, në një sondazh në maj të vitit të kaluar.

Mbështetja e Kongresit për Ukrainën vazhdon të jetë e fortë, por ka mosmarrëveshje në rritje mbi sasinë e ndihmave që duhet të dërgohen dhe kohëzgjatjen e tyre.

“Cili është plani? Një çek bardhë i pakufizuar për Ukrainën? Pastaj kur ne dërgojmë armë në Ukrainë, nuk arrijmë t’i kontrollojmë se ku shkojnë, sepse u kemi dhënë praktikisht një çek të bardhë. Jam kundër kësaj gjëje”, thotë Ryan Zinke, ligjvënës republikan.

Ukraina ka ndërmarrë masa për të trajtuar shqetësimet rreth korrupsionit në vend. Ligjvënësit amerikanë thonë se janë të kënaqur me rezultatet që kanë parë gjatë vizitave të tyre.

“Jemi shumë të sigurt se ndihma jonë ushtarake do të shkojë atje ku duhet të shkojë dhe se ka përgjegjshmëri dhe transparencë”, thotë senatori republikan Lindsey Graham.

Zërat kryesorë të politikës së jashtme në Senat thonë se rezultati i luftës në Ukranë do të ketë ndikim edhe në politikën amerikane për dekada.

“Nuk është në rrezik vetëm liria e ukrainasve, e cila në vetvete është e rëndësishme, por ajo që po ndodh atje do të jetë një mësim se askush nuk mund të marrë me forcë territorin e një vendi tjetër. Nëse kjo kthehet në një praktikë, ka shumë despotë dhe autoritarë që do të kërkojnë ta bëjnë një gjë të tillë”, thotë Robert Menendez, senator demokrat.

Ndërsa fundi i konflktit vazhdon të mbetet i paqartë, Kongresi amerikan pritet që gjatë muajve të ardhshëm të diskutojë për ndihma shtesë për Ukrainën./ VOA

Etiketa: lufterusishbaukraine


Ju sugjerojmë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
Politikë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

13 Shtator, 2025 8:59 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Bota

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

12 Shtator, 2025 9:30 pm
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bota

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

12 Shtator, 2025 7:58 pm
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Para
Në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Ndoji,arrestohet në Emiratet e Bashkua 39-vjeçari

Në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Ndoji,arrestohet në Emiratet e Bashkua 39-vjeçari

Italia: Në Mesdhe po shtohen anijet ruse, rrezik për incidente

Italia: Në Mesdhe po shtohen anijet ruse, rrezik për incidente

Mbledhja e OSBE-së nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë

Mbledhja e OSBE-së nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
















TE FUNDIT

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
13 Shtator, 2025

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Fier

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
13 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Policia bën me dije se një 47-vjeçare ka humbur...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Shtator, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash...

Lexo më shumë

Horoskopi, 13 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
13 Shtator, 2025

Dashi Financiarisht, kjo është një ditë për të qenë i kujdesshëm me investimet, pasi Merkuri mund të turbullojë gjykimin, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com