Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ndihem keq kur na thonë të vjetër”,Kapexhiu: Shqipëria ka nevojë për një doktor

2022/04/30 at 4:29 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ndihem keq kur na thonë të vjetër”,Kapexhiu: Shqipëria ka nevojë për një doktor

Pjesë e Kuvendit të Partisë Demokratike, të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ishte edhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu. 


Gjatë fjalës së tij në podium, aktori tha se me të vërtetë janë të vjetër me moshë dhe ai ndoshta është më i vjetri në sallë, por ama ata ecin në hapat e të rinjve dhe me energjitë e tyre. 

Ndër të tjera ai bëri thirrje që prindërit që kanë fëmijët në emigracion t’i bashkohen PD, pasi më të bashkuar sipas tij do të përballojnë sfidat. 

“I nderuar zoti Sali Berisha, të nderuar demokratë, zonja dhe zotërinj përshëndetje! Për mua është kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhem këtu. Rasti bën çudira. Unë kam një rast të veçantë. Për herë të dytë në jetën time jam në këtë sallë, këtu në skenë, në podium, për të thënë dy fjalë përshëndetje për demokratët. Pasi e shporrëm diktaturën herën e parë kam qenë tamam kështu në vitin 1996. Doktori e mban mend. Ishte takimi me intelektualët dhe simpatizantët e PD. 

Pasi folën të gjithë me radhë erdhi edhe radha ime. Në fund të fjalimit kam thënë: Shqipëria është akoma e sëmurë nga plagët e diktaturës. Nuk është shëruar akoma ndaj ka nevojë të drejtohet nga një mjek. Në sallë pati duartrokitje dhe ovacione, por aq kisha edhe unë të shara jashtë nga kundërshtarët. Shqipëria vazhdoi rrokullisjen e saj. 

Por në këtë rrokullimë ajo ashtu e sëmurë, erdhi një ditë, erdhi viti 2005. Shqipëria e telendisur kërkonte përsëri doktorin dhe i sëmuri u ngrit nga shtrati u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë. Erdhi një ditë dhe u rrëzua përsëri. Më lejoni të përsëris fjalët që kam thënë në vitin 1996. Shqipëria është e sëmurë, thërrisni urgjencën se ka nevojë për një doktor. E nisa me një histori të vjetër, jo pa qëllim. Sot kudo në biseda, fjalime në parlament e kudo që flitet e diskutohet për politikën, dëgjohet pa pushim një fjalë, i vjetër, i vjetër, i vjetër. Mua që me të vërtetë jam i vjetër, ndoshta më i vjetri në këtë sallë, më vjen keq dhe trishtohem në këtë fjalë që të drejtojnë ‘i vjetër, i vjetër’. Të jeni i sigurt se unë jam më i moshuar se doktori, por në këtë çast dua t’i bëj një falenderim. Doktor, në rininë tuaj megjithëse të re, megjithëse me vonesë na gjallërove dhe rinove të gjithëve. Faleminderit! Unë çuditem me një gjë. 

Ç’është mosha?! Është një numër, numër individual që e di secili që ca e thonë ca nuk e thënë, sidomos zonjat dhe zonjushat i mbajnë të fshehur, megjithatë ne nuk i ngacmojmë që t’ia dimë moshën e tyre. Meqë jemi në ditë feste, e meqë po flasim për moshën po iu them diçka gazmore. Një zonjë shkoi te mjeku dhe pasi mbaroi vizitën, mjeku u ul në tavolinë dhe nisi të shkruante recetën e ilaçeve. Iu drejtua pacientes: Më falni zonjë, ne ilaçet për sëmundjen tuaj i japim sipas moshës, ju lutem sa vjeçe jeni? Ah doktor jam 20 vjeçe, por recetën ma jepni për 40. Ndryshoi mosha, atë që mund ta ndryshojnë të gjithë, por ne çuditemi me ata njerëz që janë të pa edukatë për mendimin tim. Ata drejtojnë gishtin dhe thonë i vjetër, i vjetër, i vjetër. Këtë mbiemër cilësor e vendosin kudo. Ka edhe nga ata që përveç fjalës së vjetër shton e diçka e të fshin edhe nga faqja e dheut. Të heq edhe nga të gjallët. Kjo është diçka krejtësisht e pa pranishme. Unë kam një thirrje për të rinjtë: Nderoni të moshuarit sepse ekzistenca juaj në jetë janë si rezultat i qenies dhe kujdesit të moshuarave. Të gjithë e dinë që problemin e trashëgimisë dhe traditës. Në problemin e trashëgimisë dhe traditës, shoqëria njerëzore është e zhvilluar. Ne ruajmë shumë gjëra. 

Të rinjtë ndjekin më të moshuarit. Ata ecin në bazë të rezultateve të më të moshuarve dhe për t’i ngritur, çuar më tej. Nëse ndonjëri do të thoshte, jo, ka raste që ka të moshuar që ndjekin të rinjtë që ecin sipas hapave të tyre, por megjithatë asnjëri nuk do e besojë. Kjo është e vërtetë. Mund të thoni që a ka shembuj? Po, një e keni përpara. Unë jam një i tillë, unë jam i moshuar që ndjek hapat e një të riu dhe po i ndjek ato hapa për eksperiencën. Përse e bëj unë këtë? Unë e bëj këtë se më pëlqen dhe në këtë Kuvend jam zëvendësues. Unë në këtë Kuvend zëvendësoj djalin tim i cili është anëtari i PD, por jeton dhe punon jashtë shtetit. Unë erdha për të zëvendësuar atë që karrigia mos t’i mbetet bosh. I bëj thirrje prindërve vëllezërve dhe motrave që të zënë vendet bosh nëse kanë fëmijët në emigracion. Të gjithë bashkë do të jemi më afër njëri-tjetrit. Do të ketë më shumë dashuri dhe të gjithë së bashku do të jemi më të fortë, më të dashur dhe simpatikë”,-tha Kapexhiu. 

 



Ju sugjerojmë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
Para
Djali i Sokol Olldashit në Kuvendin e PD: Qëllimi i PD përtej rrëzimit të PS

Djali i Sokol Olldashit në Kuvendin e PD: Qëllimi i PD përtej rrëzimit të PS

Qëlloi me automatik drejt makinës dhe ia mbathi, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Qëlloi me automatik drejt makinës dhe ia mbathi, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Treni i pasagjerëve nga Tirana përplaset kamionin, policia jep detajet e para

Treni i pasagjerëve nga Tirana përplaset kamionin, policia jep detajet e para
















TE FUNDIT

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com