Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave, por ka shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre.
Mësohet se ngjarja ndodhi më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot.
“Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin: G. A., 26 vjeç, banues në fshatin Pirg.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre”, njofton policia.