Një zjarr ka përfshirë banesën mëngjesin e sotëm në Tiranë në rrugën “Niko Avrami”. I moshuari me iniciale I. Z., 94 vjeç, i cili jetonte i vetëm ka gjetur vdekjen. Policia tha se ai u asfiksua nga tymi i krijuar në brendësi të banesës.
“Nga hetimet paraprake dyshohet, se ky shtetas ka ndezur disa kartona në mes të banesës për tu ngrohur, të cilat kanë shkaktuar djegien e disa orendive të ndryshme duke sjellë më pas dhe asfiksimin e viktimës”, bëri të ditur policia. /Opinion.al