Kronikë

Ndëshkohen 668 drejtues mjetesh, pezullohen 223 leje drejtimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 01/11/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 668 drejtues mjetesh për shkelje të qarkullimit rrugor.

Konstatimi shkeljeve të qarkullimit rrugor janë konstatuar makina inteligjente. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 2342 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 223 leje drejtimi, nga të cilat 151 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 61 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 28 shtetas, nga të cilët 21 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur (me masë alkooli deri në 3 mg/l) dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi./ Opinion.al

Pas