Aktualitet

Ndëshkohen 355 qytetarë pa maska, gjoba edhe për shkelësit e karantinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 30/12/20 |
Doriana Çepunaj

Vijojnë kontrollet e autoriteteve për respektimin e masave antiCOVID. Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 355 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin 4 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve të policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Po në 24 orët e fundit, autoritetet kanë evidentuar 3 subjekte në të cilët ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë antiCOVID. Për këtë subjekt autoritetet vendosën gjobën 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 23 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë secili. / Opinion.al

Pas