Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndëshkim maksimal për vrasësit e Liridonës, Kurti: Dënimet e buta sjellin përsëritjen e rasteve

2023/12/05 at 4:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndëshkim maksimal për vrasësit e Liridonës, Kurti: Dënimet e buta sjellin përsëritjen e rasteve

Konferenca rajonale 2 ditore në Prishtinë, “Të bashkuar kundër dhunës, Mjaft” nisi me një minutë heshtje në homazh të Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra pak ditë më parë gjatë një grabitje të inskenuar.

Një ditë pas rivarrosjes së saj në fshatin e lindjes, mes dyshimeve se vrasja u porosit nga bashkëshorti, kryeministri Albin Kurti kërkoi zbardhjen e plotë të rastit dhe dënim maksimal për autorët. Butësia e dënimeve sipas tij, po shkakton përsëritjen e këtyre ngjarjeve.

“Zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi e i drejtë presim të jetë dënimi, pra maksimal. Rastet e rënda si këto nuk mund të na lejojnë t’i mbyllim sytë para dhunës së përhapur gjinore. Po punojmë në krijimin e një mjedisi ligjor të fuqishëm kundër dhunës me bazë gjinore duke plotësuar dhe ndryshuar kodin e procedurës penale, duke ashpërsuar masat për kryerësit e veprave penale të dhunimit, dhunimit seksual dhe të dhunës në familje”, tha kryeministri.

Kurti po risolli në kujtesë se disa mes krimeve më të rënda gjatë luftës në Kosovë, ishin dhunimi i grave dhe vajzave nga forcat serbe, në disa raste edhe në prani të familjarëve. Duke përmendur edhe rastin e 14 vjeçares së vrarë ne Shkup, Kurti bëri thirrje për dënime meritore.

“Është fakt që dhuna e grave është fenomen global, e i lidhur edhe me valën në ngritje te ekstremit të djathtë, megjithatë është një dozë edhe më e thellë e dhembshurisë kur femicidi shfaqet në një shoqëri edhe pas mbijetimit të gjenocidit. Kemi nevojë që i tërë sistemi i drejtësisë t’i bëjë prioritet trajtimin e rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe të jap dënime të merituara për dhunuesit e kriminelet. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit, vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike. Është koha e fundit të vetëdijesohemi e të veprojmë së bashku”, shtoi Kurti.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se presin dënimet më maksimale për vrasësit e Liridona Ademaj, ndërsa, Iris Luarasi, ish-kryetarja e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, tha se ajo ishte insutrumenti ligjor më i drejtë kundër fenomenit.

Ju sugjerojmë

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën
Bota

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

9 Maj, 2025 6:22 pm
PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Qeveria fshin gjobat e 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor!

9 Maj, 2025 6:05 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

9 Maj, 2025 5:54 pm
Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen
Kryesore

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

9 Maj, 2025 5:43 pm
Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”
Kryesore

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

9 Maj, 2025 5:32 pm
“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit
Sport

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

9 Maj, 2025 5:20 pm
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës

9 Maj, 2025 4:52 pm
Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Rajoni

Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 Maj, 2025 4:45 pm
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat
Aktualitet

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat

9 Maj, 2025 4:23 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump prezanton para bisedimeve uljen në 80% të tarifave ndaj Kinës

9 Maj, 2025 4:05 pm
Para
Trajneri i Italisë, Spalletti: Ndeshjet e grupit B, të denja për çerekfinale

Trajneri i Italisë, Spalletti: Ndeshjet e grupit B, të denja për çerekfinale

Nxënësit bojkotojnë mësimin me turne, kryebashkiaku i Kukësit, Halilaj: Kanë të drejtë

Nxënësit bojkotojnë mësimin me turne, kryebashkiaku i Kukësit, Halilaj: Kanë të drejtë

VIDEO/ Dalin pamjet e grabitjes spektakolare, momenti kur 2 Lamborghini “avullojnë” brenda pak sekondash

VIDEO/ Dalin pamjet e grabitjes spektakolare, momenti kur 2 Lamborghini “avullojnë” brenda pak sekondash

TE FUNDIT

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën
9 Maj, 2025

Tetëdhjetë vjet pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pati shumë për të thënë rreth saj dhe...

Lexo më shumë

Qeveria fshin gjobat e 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor!

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
9 Maj, 2025

Partia Demokratike ka bërë një reagim zyrtar lidhur vendimin e qeverisë për faljen e gjobave të vendosura gjatë 9 viteve...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
9 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se qytetarët, ditën e zgjedhjeve parlamentare në 11 Maji,...

Lexo më shumë

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen
9 Maj, 2025

Policia e Korçës ka reaguar pas akuzave se një kandidat për deputet në qarkun e Korçës shfaqej në një video duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com