Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndeshje në shtet-rrethim/ Futbollistët e izraelit mbyllen në hotel. Policia blindon Elbasanin

2016/11/11 at 4:18 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndeshje në shtet-rrethim/ Futbollistët e izraelit mbyllen në hotel. Policia blindon Elbasanin

Agjentët e sigurisë që kanë shoqëruar ekipin izraelit i kanë instruktuar futbollistët, stafin dhe të gjithë delegacionin që e shoqëron me masat e sigurisë që janë marrë, si duhet të veprojnë për zbatimin e tyre, çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë.

Futbollistë e kanë kaluar paraditen e së premtes nga njëra dhomë në tjetrën.

Në një koordinim të ngushtë të me Policinë Shqiptare, agjentët izraelitë të sigurisë kanë kërkuar edhe pastrimin nga mjetet e parkuara të segmenteve rrugore, që do të përshkojnë deri në Elbasan, ku do të zhvillojnë stërvitjen e parë.

Në këtë qytet, aplikimi i masave të sigurisë ka nisur prej disa ditësh. Mendohet se do të angazhohen gjithsej 2000 forca policie për të siguruar mbarëvajtjen e këtij takimi.

Kontrollet dhe garantimi i sigurisë në ambientet e brendshme të stadiumit do kryhen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit. Kontrolli fizik i tifozëve para hyrjes në stadium do bëhet nga FNSH.

Tifozët duhet të paraqiten 4 orë përpara fillimit të ndeshjes. Gjatë hyrjes në stadium ata do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë dhe të imtësishëm.

Nuk do t’u lejohet të mbajnë me vete monedha, çelësa, fishekzjarre, kapsolla, flakadanë, flamuj me shkopinj madje as shishe uji dhe çadra. Të gjitha parkimet përreth stadiumit, si dhe anës rrugës kryesore në qytetin e Elbasanit do të boshatisen, ndërsa do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit 8 orë përpara fillimit të ndeshjes.

Aksi Elbasan – Tiranë nga tuneli do të përdoret vetëm nga Kombëtarja izraelite ndërsa tifozët do të duhet të kalojnë nga Durrësi.

Masat e plota të marra nga policia:

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë një sërë masash të rrepta për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri –Izrael që do të zhvillohet ditën e shtunë në Elbasan Arena.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, do të angazhohen rreth 2.000 forca policore dhe konkretisht:

Reparti Special RENEA, F.N.SH-të, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe .

Masat kanë filluar të zbatohen që prej mbrëmjes së djeshme me mbërritjen e Ekipit të Futbollit të Izraelit në Rinas, ku është bërë shoqërimi pa asnjë problem nga Rinasi në Hotel “Plaza”.

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës kanë marrë masa sigurie në hotelin ku është akomoduar skuadra, deri në largimin e saj nga Shqipëria.

Gjithashtu nga Policia e Shtetit janë marrë masa për shoqërimin e ekipit të Izraelit për në stadiumin “Elbasan Arena” dhe anasjelltas gjatë datës 11 dhe 12 Nëntor.

Policia e Elbasanit ka marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë në qytet.

Kontrollet si dhe garantimi i sigurisë në ambientet e brendshme të stadiumit do realizohen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Kontrolli fizik i tifozëve para hyrjes në stadium do bëhet nga F.N.SH.

Në portat e hyrjes për në stadium do bëhet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me mbështetje të F.N.SH-së.

Tifozët që kanë blerë bileta për të ndjekur në stadium këtë ndeshje duhet të paraqiten 4 orë përpara fillimit të ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve dhe konfuzionit gjatë check in-it të biletës.

Tifozët gjatë hyrjes në stadium do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë dhe të imtësishëm. Nuk do të lejohen të mbajnë me vete gjatë hyrjes për në stadium, monedha metalike, çelësa, fishekzjarre, kapsolla, flakadanë, flamuj me shkopinj, shishe uji me tapë, si dhe çadra, por vetëm mbulesa prej plastmasi në rast shiu.

Nuk do lejohen të futen në stadium banderola me parrulla raciste dhe politike. Të gjitha parkimet përreth stadiumit si dhe anës rrugës kryesore në qytetin e Elbasanit do të boshatisen . Si dhe do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit 8 orë përpara fillimit të aktivitetit.

Më datat 11 dhe 12 Nëntor do të këtë kufizime të shpeshta të lëvizjes në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas për shkak të bllokimit të tunelit. Lëvizja për në Elbasan dhe anasjelltas gjatë këtyre dy ditëve të realizohet nga Durrësi.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve në zbatimin e këtyre masave, si dhe të tifozërisë për të zbatuar udhëzimet e dhëna nga policia.

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

15 Qershor, 2025 4:25 pm
Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
Aktualitet

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

15 Qershor, 2025 4:16 pm
Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Para
Horror në Mosul: ISIS var 40 civilë në shtyllat elektrike për tradhëti

Horror në Mosul: ISIS var 40 civilë në shtyllat elektrike për tradhëti

Moti i keq; bllokohet aksi Uji i Ftohtë-Tepelenë

Moti i keq; bllokohet aksi Uji i Ftohtë-Tepelenë

Ky është personazhi më i ndjekur në Twitter

Ky është personazhi më i ndjekur në Twitter

TE FUNDIT

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
15 Qershor, 2025

Në plafromën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të bujshme, duke...

Lexo më shumë

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
15 Qershor, 2025

Është dëmtuar nga helikat e skafit në plazhin e Gjipesë teksa po bënte not një turist gjerman. Nga informacionet parprake...

Lexo më shumë

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
15 Qershor, 2025

Sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Ushtria izraelite ka lajmëruar pak caste më parë se...

Lexo më shumë

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
15 Qershor, 2025

Temperaturat e larta kanë tërhequr me qindra vizitorë këtë fundjavë. Dita me frekuentimin më të lartë në vijën bregdetare dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com