Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndeshja me Zvicrën/ FIFA inicion procedurë disiplinore ndaj Serbisë

2022/12/05 at 3:47 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndeshja me Zvicrën/ FIFA inicion procedurë disiplinore ndaj Serbisë

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka nisur procedura disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, lidhur me dyshimet për shkelje gjatë ndeshjes me Zvicrën.


Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë, që u luajt më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës, u përshkua me tensione.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dërguar ankesë në FIFA për shkak të, siç tha më 4 dhjetor, “fyerjes së rëndë të trajnerit të përfaqësueses së Serbisë”, si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë” gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi.

“Komiteti disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurë kundër Federatës së Futbollit të Serbisë, për shkak të shkeljes së mundshme të nenit 12 [sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve], nenit 13 [diskriminimi] dhe nenit 16 [rendi dhe siguria e ndeshjes] të Kodit Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me incidentet gjatë ndeshjes midis Serbisë dhe Zvicrës, që u mbajt më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës”, u tha në njoftimin e FIFA-s.

Në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jashari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Në ndeshjen e mbajtur në Katar, ka pasur përplasje midis lojtarëve serbë dhe kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.

Sipas nenit 12 të Kodit Disiplinor, lojtarët dhe zyrtarët mund të ndëshkohen me suspendim për një ndeshje shkaku i sjelljes josportive apo për tri ndeshje për sulm fizik ndaj një lojtari apo personi tjetër.

Neni 13 thotë se kushdo që ofendon dinjitetin apo integritetin e një vendi, personi apo një grupi njerëzish përmes shprehjeve apo veprimeve diskriminuese ose nënçmuese, mund të ndëshkohet me “suspendim prej të paktën dhjetë ndeshjeve ose për një periudhë specifike”.

Ndërsa, nëse tifozët shfaqin sjellje si ajo e përshkruar më lart, Federata përgjegjëse ndëshkohet me zhvillimin e një ndeshjeje me një numër të kufizuar të tifozëve dhe një gjobë prej të paktën 20 mijë frangash. Nëse një shkelje e tillë ka ndodhur edhe më parë, atëherë mund të merren vendime më të rënda – nga ulja e pikëve e deri te përjashtimi nga ndonjë garë.

Sipas nenit 16 të Kodit Disiplinor të organit qeverisës të futbollit botëror, federatat dhe klubet konsiderohen përgjegjëse për sjelljen e tifozëve të tyre edhe nëse dëshmojnë se nuk ka pasur neglizhencë nga ana e tyre sa i përket organizimit.

FFK-ja në reagimin e saj ka kërkuar që FIFA të hetojë dhe sanksionojë Federatën serbe të Futbollit, duke argumentuar se thirrje raciste janë dëgjuar gjatë tërë ndeshjes.

“Ekipe dhe tifozë me sjellje e filozofi të urrejtjes së njeriut për njeriun nuk do të duhej të kishin vend në ngjarje kaq të rëndësishme sportive siç është Botërori ‘Katari 2022’”, tha FFK-ja.

Kjo është procedura e dytë disiplinore që FIFA inicion ndaj Serbisë. Në nëntor, pas një ankese të FFK-së, FIFA hapi procedurën disiplinore për shkak të shfaqjes së një flamuri në zhveshtoren e përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

FIFA citoi një pjesë të Kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

Me fitoren nga Serbisë, Zvicra ka kaluar në rundin e eliminimeve direkte dhe më 6 dhjetor do të përballet me Portugalinë.

Kjo nuk është hera e parë që Zvicra dhe Serbia përballen në Kupën e Botës. Më 2018, Zvicra po ashtu eliminojë nga gara Serbinë dhe ndeshja po ashtu u përshkrua me tensione. Atëbotë, Xhaka dhe Shaqiri festuan golat e tyre kundër Serbisë, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, që u pa si provokim nga lojtarët serbë. Për këto veprime, dy lojtarët e Zvicrës u dënuan me gjobë./REL



Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Nesër samiti i BE në Tiranë, zbardhet axhenda

Nesër samiti i BE në Tiranë, zbardhet axhenda

Lehtësimi i pjesshëm i masave kundër COVID-19 në Kinë shkakton paqartësi

Lehtësimi i pjesshëm i masave kundër COVID-19 në Kinë shkakton paqartësi

Kupa e Botës 2022/ Neymar i gatshëm për Brazilin

Kupa e Botës 2022/ Neymar i gatshëm për Brazilin
















TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com