Një ditë para ndeshjes, kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti thotë se lojtarët janë gati për përballjen.
Përkrah trajnerit Sylvinho, Gjimshiti thotë se Spanja është skuadër e fortë, por kombëtarja shqiptare do të bëjë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv.
“Të gjithë djemtë janë gati. Gjëja më e rëndësishme është se jemi ende në garë dhe kemi ende shpresat tona. Shpresoj që të besdisim Spanjën. Spanja është e fortë edhe me formacionin e dytë. Besoj se e dijmë se kë kemi përballë. Besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Do luajmë sikur të kishim përballë ekipin e parë. Daku ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje. Duhet të mendojmë për ndeshjen dhe atë që na pret. Ndeshja e nesërme, ka më rëndësi se gjithçka. Asgjë nuk është e pamundur. E dijmë që do jetë e vështirë, do kemi mundësinë për të treguar përse jemi këtu” – tha Gjimshiti.