Shqipëria ka shënuar golin e dytë në përballjen e sotme me Andorrën, në Arenën Kombëtare.
Sërish ka qenë Rei Manaj, ai i cili e çoi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 20.
Kujtojmë se sulmuesi Manaj ishte autor edhe i golit të parë në minutën e 9 në ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës.