Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka ndjekur në stadiumin “Air Albania” ndeshjen mes Tiranës dhe ekipit serb Crvena Zvezda. Në një publikim në rrjetin social Facebook, Hoxha shfaqet me një shall në të cilin është stampuar flamuri shqiptar dhe ai kosovar, ndërsa me gërma të mëdha shkruhet: Kosova.
“Një përshëndetje nga Stadiumi “Arena Kombetare”, për të gjithë bashkëkombasit tanë, shqiptarë të Kosovës, gjatë ndeshjes për Champions League, Tirana-Crvena Zvezda… Një komb, një gjuhë, një flamur. Besoj nuk eshte nje provokacija”, shkruan Hoxha.
Ndeshja e së martës u mbyll me rezultatin 0-1, duke ndërprerë kështu ëndrrën e Tiranës për të vijuar në Champions League./Opinion.al