Sport

Ndeshja Bylis-Tirana e trukuar? Duka: Ka dyshime të forta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 21/07/20 |
el ida

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armando Duka, foli për një nga çështjet më të diskutuara këtë periudhë, sfidën Bylis-Tirana.

Nga Kukësi aty ku pa nga pranë punimet për stadiumin e ri “Zeqir Ymeri”, Duka u shpreh se nëse vërtetohet që ka pasur trukime, do merren vendimet e merituara për të larguar ketë njollë nga futbolli shqiptar.

“Ka dyshime të forta, është e dyshuar për trukime. Nuk jam hetues, më është dukur dhe mua njëlloj si të tjerëve, juristët po mbledhin fakte në bashkëpunim me UEFA-n për të dale në një përfundim. Me vjen keq që rikthehet ky diskutim, aq më shumë për një ekip si Tirana. Nëse do të vërtetohet që do të ketë trukime, do të ketë vendimet e merituara për të larguar ketë njollë nga futbolli shqiptar.”, u shpreh Duka./Opinion.al

Pas