Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga gjykata me 40 orë punë publike, pasi akuzohet se ka bërë ndërtim pa leje në banesën e saj.
Për këtë dënim ka reaguar kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan me ironi se pas këngëtarit dënohet edhe poetja për ndërtim pa leje, ndërkohë që në prokurori “flenë” me dhjetëra dosje denoncimesh të bëra nga autoritetet shtetërore për ndërtime të paligjshme në Tiranë.
“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!”-shkruan Rama./ Opinion.al