Aktualitet

Ndërtoi në zonën muzeale në Berat, arrestohet 39-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 28/06/20 |
Al Do

Një 39-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm pranë zonës muzeale të Kalasë.

Ai është konstatuar duke kryer punime në banesën e tij, në përpjekje për të shtuar një dhomë. Kjo gjë është e paligjshme pasi zona muzeale e kalasë së Beratit është zonë e mbrojtur nga shteti shqiptar edhe nga UNESCO.

Ndërkohë u proçeduan në gjendje të lirë D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. /Opinion.al

Pas