Kina është një nga superfuqitë e cila ka evoluar shumë vitet e fundit në ndërtimin e veprave madhështore. Pas urës prej xhami, së fundmi në Kinë është ndërtuar një tjetër vepër sfiduese, shkruan opinion.al.

Bëhet fjalë për një urë akoma më të rrezikshme që është vendosur midis dy shkëmbinjve. Nëse merr guximin të kalosh mbi të dhe sheh poshtë saj, do të kesh pamje spektakolare dhe ekstreme. Ajo është ndërtuar prej xhami, nëse je mbi të sheh çdo gjë që duket poshtë saj, shkëmbinj dhe një humnerë të vërtetë. Por ura është tepër e sigurt, mbi të, nëse je pak i guximshëm mund të qëndrosh pa frikë./ opinion.al