Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërtohet rruga që lidh fshatin Shëngjin me qendrën e fshatit Shën Mëri, Veliaj: Të kapim kohën e humbur në këto 30 vite

2024/02/18 at 12:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtohet rruga që lidh fshatin Shëngjin me qendrën e fshatit Shën Mëri, Veliaj: Të kapim kohën e humbur në këto 30 vite

Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës së re që lidh fshatin Shëngjin me fshatin Shën Mëri në Shëngjergj. Kjo rrugë u vjen në ndihmë jo vetëm një mijë banorëve të zonës, por hap edhe një perspektivë te re zhvillimi ekonomik. Përfundimi i punimeve u ndoq nga afër nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, të cilët theksuan se përmirësimi i infrastrukturës sjell rigjallërimin e zonave rurale.

“Nëse shikon cilësinë se si është punuar këtu, nuk dallon fare nga punët që bëhen në qytet. Kjo është provë e standardit të barabartë. Edhe rruga e re e Krrabës solli jetë. Rruga sjell mundësi dhe unë besoj se do të rikthejë jo vetëm njerëzit që i kanë rrënjët e tyre në fshat, por jam i sigurt se do të sjellë njerëz nga qyteti që, ose duan të dalin në pension këtu, ose të hapin një agroturizëm, ose të investojnë në tokat e fshatit. Kur bëmë rrugën e re të Qehasë, atëherë nuk kalonte njeri, ndërkohë sapo mbaroi rruga, metri katror shkoi nga 10-15 mijë Lek në 100-120 Euro”, tha Veliaj.

Në planet e Bashkisë së Tiranës është dhe rigjallërimi i jetës në fshatra, me aktivitete të shumta social-kulturore, që sjellin më shumë ekonomi.

“Befas rruga kthehet në një mundësi të shumëfishtë, që krijon ekonomi për fshatin. Na duhet të kapim kohën e humbur. Kemi pasur 30 vite letargji, njerëzit kanë ikur dhe ekonomia rurale është reduktuar, kështu që tani na duhet ta shtojmë. Një nga planet tona është të sjellim jetë në këto komunitete. Pra, fillimisht rrugë dhe infrastrukturë, pastaj siç kemi bërë “Festën e Domates”, “Festën e Vreshtit” apo “Festën e Vajit”, e kështu do të gjejmë edhe për fshatin Shën Mëri një arsye që të kthejmë njerëzit këtu”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se shembujt e suksesit janë të shumta, sikurse Farka dhe Dajti, ku falë investimeve, është rritur jo vetëm vlera e tokës, por edhe ekonomia e familjeve.

“Shumë fshatra ose zona rurale që ne i nisëm me projektet përpara 8 vitesh, sot thuasje janë bërë si zonat urbane, në mos edhe më të çmuara, për nga vlera e tokës apo e shtëpive në ato vende. Sot Farka apo Dajti janë bërë zona elitare sepse kanë pasur një lidhje direkte mes investimit të rrugës dhe ekonomisë që ka ardhur në atë fshat. Më në fund, mund të themi se Shën Gjergji, Shën Mëria dhe ShënGjini sot janë lidhur mjaftueshëm me infrastrukturë për të qenë ndoshta një vend ideal për fundjavë, për të lidhur prapë rrënjët me fshatin”, shtoi Veliaj.

Në emër të gjithë banorëve, deputeti i zonës, Xhemal Qefalia shprehu mirënjohjen për vëmendjen që bashkia i ka kushtuar përmirësimit të infrastrukturës edhe në zonat rurale.

“Ky është investimi që i bëhet këtyre zonave. Ndihem shumë i vlerësuar si deputet i zonës, që fjalët e dhëna nga kryetari i Bashkisë janë bërë realitet. Fakti që ai fitoi me 60 mijë vota plus tregon se ai e mban fjalën, i mban premtimet e dhëna dhe është këtu sot për qytetarët, jo se kemi votim nesër, por për t’u shërbyer atyre edhe në të ardhmen”, tha Qefalia.

Krahas ndërtimit të rrugës që lidh fshatin Shengjin me qëndrën e fshatit Shën Mëri, është realizuar dhe sistemimi i oborrit të shkollës ”Vesel Tila” dhe i ambienteve në afërsi të saj.

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Noka: Opozita, një forcë e madhe rezistence, do t’i bashkohet faktori shqiptar

Noka: Opozita, një forcë e madhe rezistence, do t’i bashkohet faktori shqiptar

Protesta e 20 shkurtit/Partia e Lirisë thirrje qytetarëve: Dita e betejës pa kthim

Protesta e 20 shkurtit/Partia e Lirisë thirrje qytetarëve: Dita e betejës pa kthim

Shantazhet në rrjetet sociale, Balla thirrje qytetarëve: Denonconi, mos bini pre

Shantazhet në rrjetet sociale, Balla thirrje qytetarëve: Denonconi, mos bini pre

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com