Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërtimi në Butrint/ Neritan Ceka: Lejen ia dhanë sallameve Hako. Të ndërhyjë prokuroria

2017/10/03 at 3:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Ceka: Zgjedhjet nëse mbahen në shtator, nuk ndodh ndonjë tragjedi e madhe

Ndërtimi që po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 Para Lindjes së Krishtit në qytetin antik të Butrintit ka sjellë reagimin e fortë të arkeologut, profesorit dhe politikanit Neritan Ceka.


Në një intervistë për Anila Bashën në Newsbomb.al ai ka rrëfyer se i ka dërguar mesazh edhe kryeministrit Rama por nuk e ka marrë ende një përgjigje. Ai zbulon se leja për të ndërtuar i është dhënë subjektit privat “Sallameri Hako”.

Profesor Ceka, dua që t’ju pyes për punimet në Butrint, e keni parë se çfarë po ndodh?

Butrinti? Shih si është çështja, se unë i çova edhe një sms Edit se unë nuk kam ndërmend të sulmoj njeri…se këto sulme që i bëhen pozitës janë bumerange që i kthehen në monumente të atyre që quan kryeministri.

Kjo është një ide absurde sepse në Butrint sipër ka pak hapësirë. Eshtë ideja e një kafeje që duan të bëjnë atje. Por atje ka pak hapësirë, dhe atje është muzeu dhe kështjella dhe nuk ka asnjë vend tjetër. Dhe ai vend që është, duhet t’i lihet në dispozicion gërmimeve arkeologjike dhe jo ndërtimeve të tilla. Atje ka një ndërtesë që ka shërbyer për rojtarin, për të vënë veglat e punës, dikur i thonim ne “shtëpia e Qerimit”…dhe për të fjetur arkeologët apo restauratorët që vijnë për të punuar…dmth, është një shtëpi shërbimesh të atyre që punojnë në Butrint. Kështu që, me kohë, që kur u krijua Parku Arkeologjik i Butrintit, ideja për të krijuar një lokal ka qenë e hedhur.

Unë kam qenë që e kam krijuar Parkun, në vitin 1971, kur do të bëhej Kuvendi i parë i studimeve Ilire, dhe me atë rast u bënë disa punime në Butrint dhe Apoloni që i kam drejtuar unë se punoja në Institutin e Monumenteve në atë kohë. Dhe u vendos që restoranti të bëhej jashtë mureve të Parkut, dhe që sot është restorant Livia…Nevojat që kanë turistët atje kompensohen me një automat…por nuk mund të krijohen shërbime të tilla sepse atje nuk ka hapësirë dhe nuk sjell asgjë të re. S’mund të vijë një turist të vijë të shohë muzeun e pastaj të ulet atje të hajë. Për këtë punë duhet të dalë jashtë parkut, ose mund të ishte edhe brenda Parkut sic është në Apoloni, por kur hapësira është e mjaftueshme. Kështu që, kjo është një ide që nuk shkon, nuk mund të realizohet dhe është e dëmshme.

Në fakt, ne po shohim betoniere që punojnë brenda Parkut, pra është ideja e betonizimit…

Po patjetër, po do vijë puna edhe ujrat që do krijohen, ku do të shkojnë, do ketë edhe banjo…janë shumë telashe të tjera. Rreziqet që vijnë nga një lokal i tillë janë të mëdha për një qendër arkeologjike…dhe zjarri dhe gjithcka tjetër…dhe nuk shërben. Kryesorja është që për një shërbim të tillë nuk ka nevojë sepse aty ka një automat që edhe turistët që duan të pijnë ujë e kryejnë shërbimin.

Po mënyra sesi po bëhet ky ndërtim, procedura si është dhënë? A ka të drejtë vetë Butrinti, apo Ministria e Kulturës, për të lejuar diçka të tillë?

Ndryshimi më i vogël që ndodh në Butrint duhet të kalojë në dy organizma: Këshilli Kombëtar i Restaurimit që shikon ndryshimet që duhet të bëhen, nëse janë në përmasat që nuk dëmtojnë monumentet e tjerë, që nuk sfidojnë monumentet e tjera…këtë e vendos Këshilli Kombëtar i Restaurimit që duhet të ishte mbledhur dhe unë nuk e di nëse është mbledhur apo jo për rastin konkret, apo e bëjnë kështu ata: këtu jemi në shtëpinë tonë dhe bëjmë çfarë të duam!!!! Kam frikë se është rasti i dytë.
Dhe e dyta, është Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë: sepse do bëhet një gropë për banjo, apo për të hedhur mbeturina, apo në funksion të shërbimeve të tjera, do bëhet një hajat, apo do të bëhet një rrethim…çdo gjë duhet të provohet arkeologjikisht sepse ajo është në zonë arkeologjike: do të bëhet përpara sondazhi arkeologjik dhe pastaj mund të fillojë ndërtimi. Kam idenë se as njëra as tjetra nuk janë bërë.

Si mund të kthehet ky projekt, se aty vazhdojnë punimet? Ju ktheu përgjigje kryeministri kur ju i shkruajtët shqetësimin tuaj për këtë ndërhyrje?

Në këtë rast duhet të ndërhyjë Prokuroria. Duhet të shkojë aty dhe të pyesë se ku janë lejet, sepse ata e quajnë sikur e kanë të tyren dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Por nuk është ashtu. Ligji është shumë i rreptë në këtë drejtim.

Informacioni që na vjen është se po e ndërton një subjekt privat…

Të njëjtin informacion kam dhe unë, ia kanë dhënë këtij HAKO-s (sallameria)…Nuk ka mundësi…si mund t’ia japësh. Hajde ti dhe bëj një ndërtim aty. Këta e kanë “topi bam e muço tutje”…duhet të ndërhyjë prokuroria.

Po si mund të reagohet veç prokurorisë?

Po këtu puna është se edhe shtypi ka heshtur. Kjo Mirela (minisrtja e Kulturës), nuk e kupton fare, është edhe megallomane, i ka të gjitha…në Butrint prapë me tender ka bërë një restaurim, që është një gafë e paimagjinueshme, sepse kur bie një mur rindërtohet në formën që ka qenë. Po të shohësh atje do e kuptosh se ky mur është bërë tani…restaurimi duhet bërë në një mënyrë që të mos njihet fare. Duhet të jetë besnik I variantit që ka qenë. Dhe ishte një mur me gur me pllaka të mëdha, ishte një mur shumë i bukur. U rrëzua për neglizhencë… Nuk mjaftoi kjo, por ia kanë dhënë një kompanie që e kanë bërë me çimento të bardhë dhe të shkosh ta shohësh atë është një katastrofë. Bile e lajmërova Edin dhe i thashë: ju s’keni të drejtë të silleni kështu me punën që ka bërë Ugolini, Hasan Ceka, Budina, Richard Holsi, Auron Tare, unë e të gjithë me radhë…Se nja 6 vjet kam qenë edhe unë përgjegjës për Parkun e Butrintit. Nuk kanë të drejtë. Por nuk pyesin fare. Ore nuk thonë: Ore Neritan, hajde këtu dhe më thuaj: dua të bëj dicka të tillë, ta bëjmë apo jo?

Dhe në Apoloni, shkuan bënë një investim prej 750 mijë eurosh…e kanë bërë rroma-përtoma. Dmth, ai që shkon për të parë Apoloninë nuk sheh asnjë gjë të dobishme, përveçse kanë restauruar një Portik që kishte ceduar dyshemeja, e ngritën dyshemenë, e mbushën dhe kaq. Një punë që mund të bënte nja 30 mijë euro, dhe gjithë pjesa tjetër është hedhur dëm. Kanë bërë tuba për të shuar zjarret me demek…po ta kishin bërë në Butrint po, se në Butrint po ra zjarri do jetë një katastrofë e paimagjinueshme. Dhe në vend ta bëjnë në Butrint e kanë bërë në Apoloni dhe aty nuk bie zjarri se nuk ka ku bie. Atje vetëm bar ka, dhe bari korret sepse në Monumente është e palejueshme të lejosh barin të rritet. Këta kanë futur tuba, shtro beton andej, shto beton këtej e kanë bërë një depot të madhe beton…750 mijë euro rrush e kumbulla. Dhe nuk del njeri të thotë: ore çu bënë këto para…Se edhe shtypi nuk merret me këtë punë, nuk e merr specialistin, qoftë Neritan Cekën, qoftë edhe Auron Taren, apo ku di unë ti thotë edhe këtyre Colit e Lolit që për çdo rast dilnin atëherë…ç’u bënë këta, ky Artan Shkreli apo Artan Lamja…Që të nxirrnin sytë në atë kohë…Nëse të kujtohet historia e Lezhës që medemek do bëhej një kafe në Lezhë dhe bënë namin….Atje në Lezhë mund edhe të bëhej se s’ka asgjë…Mund të lejohej një kafe sepse investitori tha: Bëj muzeun pa bej dhe kafen…Ky HAKO a HAKA-j i salçiçeve shkon e bën në Butrint…Eshtë faqa e zezë.

Po kryeministri ktheu përgjigje?

Jo nuk ktheu. Po i the një gjë, tamam atë që i thua ti, atë nuk bën. Këto duhen frenuar. Kjo është një katastrofë. Shko në Finiq, dhe aty kanë investuar nja 300 mijë euro me tender. Kanë bërë një rrugë me çakull dhe anash me trungje pishe, nga ato trungjet që kushtojnë një dreq e gjysëm…atje nuk kalon njëri.
Po në gjithë botën këto kufizohen me material vendi. Dhe nuk mbushet me cakull. Kamiona me cakull dhe gjysma e trungjeve ka rënë poshtë. Invesitmi është bërë në mars të këtij viti dhe shko sot dhe gjysma ka rënë. Ka bërë disa streha ku të ulen turistët. Po nuk kanë hedhur një lek aty ku është gërmuar. Aty ku kemi gërmuar me italianët prej 15 vitesh që janë vënë disa mbështetëse për të mbajtur muret dhe në vend të restauronin muret kanë hedhur lekët kot. E çdo shohin turistët? Do shohin mjerimin e arkeologjisë, muret po bien po degradojnë…

Dhe ç’do admirojë një turist në majë të Finiqit? Nja 7–8 nga strehët…Rruga është më shumë se një kilometër…Eshtë e paimagjinueshme….Kanë bërë një barakë kot aty poshtë ku ndalojnë makinat. Në vend që ta kishin bërë sipër…se ka një repart të prishur ushtarak…dhe ne kishim ndërmend ta restauronim ate repart se ai është aty…kanë bërë një barakë poshtë, me mijëra euro….se as nuk thonë që në Finiq u harxhuan kaq lekë…ose të bëjnë diskutime me specialist. Ja dhe unë jam këtu…Merre Neritanin e pyete, e ke pa lekë…Kemi një projekt për Finiqin, apo ku di unë për Apoloninë …Unë kam lerë në Apolloni…Jam rritur aty. Mazallah se vinë e thonë: ore zoti Ceka, këtu të kemi, cfarë mendon për Apolloninë. Ka punuar aty Hasan Ceka nja 50 apo 60 vjet në Apoloni, dhe unë kam punuar 30 vjet, aty bëhen 100 vjet punë dhe s’na pyet njeri. Se ku kanë gjetur njërin nga Përmeti, merr gjithë tenderat dhe bën cfarë i do qejfi atje…

Atëherë në fund ç’të themi?

Duhet të hyjë prokuroria. Dhe të shohë ç’bëhet aty dhe të verifikojë të dy shkresat Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. Për këtë duhet të flasin të gjithë.



Ju sugjerojmë

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
-U tha në Opinion

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

28 Maj, 2025 11:40 pm
Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

28 Maj, 2025 11:39 pm
Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
Kronikë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

28 Maj, 2025 11:36 pm
Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
-U tha në Opinion

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

28 Maj, 2025 10:57 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

28 Maj, 2025 10:37 pm
Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Para
Rroshi, Peza: Asnjëra s’është provuar me dënime siç përcakton ligji

Pasuria e dyshimtë/ Gjykata e Lartë heq dorë nga gjykimi i Alfred Pezës

Pamje tronditëse nga atentati i Vlorës/Nëna gjen djalin 8 vjeç të plagosur…

Pamje tronditëse nga atentati i Vlorës/Nëna gjen djalin 8 vjeç të plagosur...

Paketa fiskale 2018, ndryshon pragu për tatim-fitimin

Paketa fiskale 2018, ndryshon pragu për tatim-fitimin
















TE FUNDIT

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
28 Maj, 2025

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Italia do të vijojë ta...

Lexo më shumë

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
28 Maj, 2025

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Vetëm...

Lexo më shumë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
28 Maj, 2025

Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të...

Lexo më shumë

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com