Aktualitet

Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë, Rama: Investim me rëndësi ekonomike dhe turistike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 06/01/23 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të punimeve të rrugës Korçë-Ersekë, aks që sipas kreut të qeverisë është një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se punimet kanë ecur me ritme të shpejta dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër.

“Vijon puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore”-shkruan Rama.

 

Pas