Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërtimet që u shembën nga tërmeti, Klodiana Lala flet për skandalet

2019/12/16 at 10:43 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion u diskutuan arrestimet për tërmetin e 26 nëntorit.


Gazetarja Klodiana Lala teksa fliste për konstatimet e prokurorit në lidhje me çështjen përmendi disa skandale sipas saj, për pallatin që u shemb pjesërisht (kati i parë ishte bërë lokal).

 

“E para muret mbajtëse janë zëvendësuar me vetrata xhami”, tha ajo por dhe skandali më i madh sipas saj qëndron te dokumentet e dorëzuara për legalizimin.

“Të gjitha dokumentet që ka dorëzuar për legalizimin, sepse ka marrë edhe 26 metra katrorë hapësirë publike që e ka legalizuar më vonë në favorin e tij, rezulton që në të gjithë këtë pjesë ka dorëzuar dokumente që nuk mbajnë datë, dhe pa asnjë akt nënshkrimi, pra janë dokumenta pa kokë thjeshtë copa letre dhe skandali më i madh që e ka legalizuar. Nuk ka datë nuk mban firmën e investitorit”, tha Lala

Ajo shpjegoi se si ish-drejtori i Aluiznit ka firmosur legalizimin pa pritur përgjigje nga urbanistika.

“I shpallur në kërkim drejtori i Aluiznit, Flamur Gjuzi, në ditën që është bërë legalizimi, po atë ditë po atë datë, po atë moment i është dërguar informacion edhe urbanistikës. Në këtë rast Aluizni do duhet të presë përgjigje. Zoti Gjuzi në moment që ka dërguar shkresën e ka legalizuar” , shtoi Lala.

Për hotel “Mira Mare” në Durrës, që u shemb tërësisht nga tërmeti i 26 Nëntorit ku dhe humbën jetën dy persona, rezulton të jetë ndërtuar pa leje dhe të jetë legalizuar me dokumente të falsifikuara.  Sipas gazetares, ndërtuesi i arrestuar i këtij hoteli, Rruzhdi Xheka ka përdorur një akt-ekspertimi të falsifikuar për të legalizuar këtë objekt. Ky akt-ekspertimi, tha gazetarja Lala, i përket një eksperti që ka ndërruar jetë 5 vite përpara legalizimit të hotel “Mira Mare”.

“Do ta nis fillimisht me pistat e hetimeve ku është ndalur Prokuroria. Janë tre prokurorë të cilët janë duke u marrë me hetimin për të gjitha banesat dhe objektet e shembura. Dhe më pas është një grup prej tre prokurorësh të tjerë të cilët po merret me ato ndërtesa që kanë pësuar dëmtime të rënda, dëmtime të mesme apo dëmtime të lehta. Dua të nis pikërisht nga “Mira Mare”. Aty është arrestuar ndërtuesi i “Mira Mares” Rruzhdi Xheka. Në rrënojat e këtij hoteli për fat të keq humbën jetën dy persona. Hotel “Mira Mare” jo vetëm që është legalizuar është një ndërtim tërësisht pa leje dhe është legalizuar në kundërshtim me ligjin. Prokuroria e thotë shumë qartë, hotel “Mira Mare” ka filluar të ndërtohet për vite me radhë për të përfunduar dhe për t’u legalizuar në vitin 2018. Problemi është që për legalizimin e këtij objekti, ndërtuesi ka përdorur krahas të tjerave edhe një akt-ekspertimi, që është i domosdoshëm për legalizimin dhe është një akt-ekspertimi tërësisht i falsifikuar, sepse eksperti i cili presupozohet që e ka përpiluar këtë akt, rezulton të ketë ndërruar jetë 5 vite përpara se sa të bëhej legalizimi”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa gazetari Mentor Kikia tha se arrestimet e kryera janë në nivelin më të ulët dhe kanë prekur ata që nuk kanë ditur për çfarë bëhet fjalë

“Pallatet edhe ata që nuk janë shembur janë për të ikur natën. Arrestimet kanë prekur deri tani nivelin më të ulët të mundshëm as nuk e kanë ditur për çfarë bëhet fjalë.  Tek inspektoret e IKMT, nëse inspektori do ishte një zotëri, po të shikonte ndërhyrjet në strukturë do vinte alarmin. Por IKMT sot është e mbushur me policë, janë shkatërruar institucionet pastaj pallatet.”, tha Kikia. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para

“Thumana, varri më i madh i tërmetit”, Klodiana Lala: S’ka asnjë dokument

Tërmeti/ Kërkohen arrestime në nivele të larta për abuzimet me ndërtimet

Tërmeti/ Kërkohen arrestime në nivele të larta për abuzimet me ndërtimet

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 17 dhjetor 2019
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com