Aktualitet

Ndërtim pa leje në Tropojë,pranga sipërmarrësit, në kërkim pronari i tokës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:45 - 11/06/21 |
Opi Nion

Policia ka vënë në pranga një sipërmarrës në Tropojë, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje brenda vijës së verdhë. Uniformat blu bëjnë të ditur se është prangosur Avni Morina, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Senec-Kosovë.

Sipas autoriteteve, , 46-vjeçari në vendin e quajtur “Ish-parku”, lagjja Dardania, në qytetin “Bajram Curri”, u konstatua duke punuar në një objekt në ndërtim, i pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.

Ky shtetas ishte në rolin e sipërmarrësit për kryerjen e punimeve dhe ndërtimi ishte brenda vijës së verdhë të qytetit të Bajram Currit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se trualli i ndërtimit rezultonte me certifikatë pronësie në emër të shtetasit F. J., i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, në ngarkim të shtetasit Avni Morina,, dhe për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit F. J./Opinion.al

 

Pas