Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Ukrainë për treguar mbështetjen e vendit tonë, por dhe për të shikuar nga afër pasojat e sulmeve ruse.
I shoqëruar dhe nga homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama mbërriti sot në Ukrainë nën masat të forta sigurie.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” dhe disa foto nga takimet në Ukrainë, ku shihen ndërtesa të shkatërruara nga bombardimet.
Rama është një nga liderët e parë të Ballkanit Perëndimor, i cili vizitoi Ukrainën që nga pushtimi rus më 24 shkurt./ Opinion.al