Ambientet e një ndërtese skrapi në Krujë janë përfshirë ditën e sotme nga zjarri ku si pasojë janë plagosur dy punonjës.
Policia bën me dije në njoftimi zyrtar se ngjarja ka ndodhur në Krujë, pas rrjedhjes së gazit në një bombol gazi në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh.
Ndër të tjera njoftohet se si pasojë e zjarrit kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al