Policia e Tiranës ka ndaluar pronarin e kompanisë së seklave “Skela Syla”, Petrit Syla.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy puntorë” njofton policia.
Syla është ndaluar pasi ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Më 16 gusht si pasojë e shëmbjes së një skele në “Rrguën e Elbasanit” humbën jetën dy punëtorët Orjan Kodraj, 36 vjeç dhe Ergys Brahimaj, 31 vjeç. /Opinion.al