Bota

Ndërron jetë ylli i ‘Roxette’, Marie Fredriksson


               Publikuar në : 14:38 - 10/12/19 |
xhu lia

Është shuar në moshën 61-vjeçare vokalistja e grupit të njohur Roxette, Marie Fredriksson. Ajo ka ndërruar jetë pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit, luftë e filluar që në vitin 2002.

Këngëtarja suedeze dhe grupi  ‘Roxette’ njihen për hite të shumta si “Listen To Your Heart”, “It Must Have Been Love”, “Joyride” etj.

Ajo konsiderohej një nga artistet më të mira të viteve 80-të. Fredriksson ishte e martuar me dy fëmijë një vajzë 26-vjeçare dhe një djalë 23-vjeçar.

Ceremonia mortore për të do të zhvillohet vetëm me të afërmit dhe familjarët më të ngushtë./Opinion.al/

Pas