Bota e modës ka shënuar një tjetër humbje. Ndërron jetën në moshën 76 vjeçare stilisti i njohur Kansai Yamamoto.
Stilisti është një ndër pionierët e modës japoneze dhe artisti i parë nga ky vend që prezantoi një koleksion personal në Londër në vitin 1971.
Yamamoto ishte i sëmurë me leucemi dhe prej fillimit të vitit po trajtohej në një spital në Tokio.
Lajmi u konfirmua nga vajza e tij Mirai e cila njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale vdekjen e stilistit të njohur.
“Babai im u largua nga kjo botë paqësisht, i rrethuar nga njerëz të dashur”, shkroi ajo./Opinion.al