Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare prezantuesja e njohur e Network 7 dhe e BBC Two’s Rough Guides to the World, Magenta Devine. Mësohet se moderatorja ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje. Sipas familjarëve të saj, kohët e fundit 61-vjeçarja e qenë e shtruar në një spital në Londër.
E njohur për mbajtjen gjithnjë të syzeve të diellit si dhe për stilin e veçantë, emri i vërtetë i saj ishte Kim Taylor e lindur në vitin 1957 në Hemel Hempstead.
Ajo ka prezantuar një sërë dokumentarësh, ndërkohë në një deklaratë familjarët kanë shkruar: “Do të mbahet mend si një shkrimtare e talentuar, një figurë plot stil në televizion, e cila ishte shumë e admiruar nga miqtë e kolegët për punën dhe zgjuarsinë.”/Xh.K/Opionion.al/