Aktualitet

Ndërron jetë poeti dhe kineasti i njohur shqiptar Petrit Ruka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 06/07/21 |
Opi Nion

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti Petrit Ruka.

Poeti gjatë gjithë karrierës së tij ka botuar mbi 10 vëllime me poezi.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e Rukës. Në letërsinë shqiptare Petrit Ruka njihet si një nga poetët më të mirë, ndërsa ka marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Me ikjen e tij letërsia humbet një nga burimet e mëdha të saj, që vazhdonte të mbante gjallë poezinë shqiptare.

Ruka ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005, 2007 – 2008 Pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit.

Ruka u bë i njohur qysh me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori çmimin kombëtar në vitin 1983. Prej atëherë ai ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi.

Petrit Ruka ka botuar:

1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.

2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983

3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990

4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.

5. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003

6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008

7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor./Opinion.al

Pas