Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID 27-vjeçarja, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 03/03/21 |
Opi Nion

Një 27-vjeçare nga lagjia “Donika Kastrioti” i  qytetit të Beratit ka ndërruar jetë në spitalin Shefqet Ndroqi nga COVID-19.

Bëhet me dije se  Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.  Mediat njoftojnë gjithashtu se 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, priste të martohej së shpejti, por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja ./Opinion.al

Pas