Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID-19 piktori Ziso Kamberaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 12/10/21 |
Opi Nion

COVID-19 i ka marrë jetën ditën e sotme një tjetër artisti shqiptar.

Bëhet fjalë për piktorin Ziso Kamberaj, i cili ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare dhe nuk ka mundur dot të fitonte betejën e tij me koronavirusin.

Lajmin për humbjen e aktorit e ka dhënë vëllai i tij Reso Kamberaj.

‘O Ziso, o vellai yn i vogel, na hidhrove. Te mori kovidi para kohe. Nuk ishte radha jote”, shkruan i vëllai i piktorit të ndjerë.

Gjithashtu dhe profesor Pino Bonanno shkruante për piktorin “Për Zison, vepra e artit është një brendësi, një vizion i botës, që është mbi të gjitha mjet për të formuar: një përmbajtje që shtjellohet në realizimin e një forme. Pra, nuk ekziston dualizmi formë-përmbajtje, por përmbajtja është në formën e parë, në dinamikë, si përmbushje e një procesi formues”.

Ziso Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Ziso Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1992, në pikturë monumentale./Opinion.al

Pas