Rajoni

Ndërron jetë nga COVID-19 një foshnje tri javëshe në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 05/09/21 |
Opi Nion

Një foshnje tri javëshe e prekur me COVID-19, ka ndërruar jetë në Kosovë. Rasti është konfirmuar nga drejtoresha e Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.

“Foshnja ka ndërruar jetë dje në orët e pasdites, ka lindur më 13 gusht në spitalin e Ferizajt dhe është pranuar në spital më 28 gusht. Ka qenë e konfirmuar me COVID-19 dhe në gjendje shumë të rëndë”.

“Përkundër kujdesit të vazhdueshëm dhe të gjitha masave të ndërmarra ka ndërruar jetë dje, ka pas pneumoni të rëndë e po ashtu është konfirmuar edhe sepsë. Vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik”, tha Ismaili.

Kujtojmë se brenda një jave në Kosovë kanë vdekur katër gra shtatzëna.

Pas