Erjon Bushi, i dënuar me burgim të perjetshëm, ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa 38-vjeçari ishte dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një taksisti.
Bushi e vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës, por ai ishte ndier keq dhe ishte transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të burgut në Tiranë.
Drejtoria e Burgjeve sqaron se arsyeja e vdekjes së tij ka qenë një atak kardiak.