Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare ish-Papa Benedict XVI



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 31/12/22 |
Opi Nion

Ish-papa Benedikti XVI ka vdekur në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të gjëndjes shëndetsore.

Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se tetë vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit.

Pasardhësi i tij Papa Françesku tha se e kishte vizituar shpesh atje.

Vatikani në një deklaratë tha: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan.

Edhe pse ish-Papa ishte i sëmurë për disa kohë, Selia e Shenjtë tha se kishte një përkeqësim në gjendjen e tij për shkak të moshës.

Të mërkurën, Papa Françesku i bëri thirrje audiencës së tij në Vatikan që të “mbanin një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin”, për të cilin tha se ishte shumë i sëmurë.

I lindur në Gjermani, Benedikti ishte 78 vjeç kur në vitin 2005 u bë një nga papët më të vjetër të zgjedhur ndonjëherë.

Në pjesën më të madhe të papatit të tij, Kisha Katolike u përball me akuza, pretendime ligjore dhe raporte zyrtare gjatë dekadave të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë.

Në fillim të këtij viti, ish-Papa pranoi se ishin bërë gabime në trajtimin e rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut midis viteve 1977 dhe 1982./Opinion.al

Pas