Ish kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 78-vjeçare.
Mësohet se ai ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Bukoshi ka qenë një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.
Ai lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant.
Kujtojmë se Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.