Ish-futbollisti, Jlloyd Samuel, i disa prej skuadrave të Premier League si Aston Villa, Bolton, Cardiff ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti.
Nëpërmjet një njoftimi që klubi i Aston Villa-s ka bërë në rrjetin social Facebook njofton se futbollisti Jlloyd Samuel ka ndërruar jëtë në moshën 37 vjeçare.
Samuel kishte dërguar fëmijët në shkollë dhe kur po kthehej është përplasur me një makinë tjetër që më pas është përfshirë nga flakët dhe ka sjellë vdekjen e 37 vjeçarit.
Klubi i Aston Vijës ka njoftuar se në ndeshjen që do të luajë të gjithë futbollistët do të mbajnë një shirit të zi në krah.
Jlloyd Samuel luajti për nëntë vjet tek Aston Villa, ku dhe bëri 169 paraqitje në Premier League.