Ka ndërruar jetë një nga mjekët kinezë që pati një nxirje lëkure nga trajtimi kundër koronavirusit.
Hu Weifeng, urolog në Spitalin e Ëuhanit, qyteti i origjinës së pandemisë, ndërroi jetë të premten pas 4 muaj beteje me koronavirusin, raporton AFP.
Rasti u bë i njohur në të gjithë botën pasi mediat kineze treguan foton e mjekut shihej me lëkurë të nxirë. Mendohet se ndryshimi i ngjyrës së tij erdhi për shkak të ilaçeve që u përdorën për të mposhtur sëmundjen, që shtuan melaminën.
Edhe kolegu i tij, Yi Fan, i cili gjithashtu pati nxirje të lëkurës, u shërua dhe sot ka ngjyrën që kishte përpara infeksionit./ Opinion.al