Fotografi i njohur Matt Irwin, njëkohësisht edhe miku i ngushtë i këngëtares Rita Ora, mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 36 vjeçare.
Matt Irwin nga Londra, ka punuar së bashku me One Direction, Nicki Minaj, Kylie Minogue, Rita Ora, Cara Delevigne dhe shumë emra të tjerë të botës së showbizz-it.
Profesionin e tij ai e kishte nisur që në moshën 15 vjeçare derisa u bë mjaft i famshëm dhe mik i shumë emrave të njohur botërorë.
Rita Ora pas lajmit tragjik të humbjes së mikut të saj, ka reaguar me një postim në Instgram ku ka postuar edhe një foto, së bashku me të.
“Matt Irwin, ti ishe gjithmonë i qeshur, unë jam shumë me fat që të njoha ty dhe kemi kaluar aq shumë gjëra së bashku. “Pusho në paqe” miku im, ngushëllime dhe dashuri për familjen Irwin. # RIPMatt ”, shkruan Rita Ora.
Por të shumta kanë qenë gjithashtu edhe postimet e yjeve të tjerë të showbiz-it të cilët kanë njohur dhe kanë punuar me Matt./tvklan.al