Vokalisti i grupit britanik të njohur në vitet 80-të, “Prodigy”, Keith Flint u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Essex mëngjesin e kësaj të hëne. Flint u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, ndërkohë që vdekja e tij u njoftua përmes një deklarate nga anëtarët e tjerë të grupit muzikor ku theksonin se Flint ishte një pionier i vërtetë novator dhe legjendë.
Përmes një postimi në rrjete sociale një nga anëtarët e grupit, Liam u shpreh: “Nuk mund ta besoj që po e them këtë, por vëllai ynë Keith mori rrugën e tij gjatë fundjavës. Jam i shokuar, i zemëruar, konfuz dhe zemërthyer”,-përfundoi ai. Ende nuk dihet përse 49-vjeçari u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme./Opinion.al/