Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

2025/05/14 at 12:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

Ish-presidenti i Uruguajit, José Mujica, i njohur si “Pepe”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Njeriu që udhëhoqi Uruguajin nga viti 2010-2015 njihej si “presidenti më i varfër” i botës për shkak të jetesës së thjeshtë që bënte.

Presidenti i tanishëm, Yamandú Orsi ndau lajmin në X duke shkruar: “Faleminderit për gjithçka na dhe dhe dashurinë tënde të thellë për popullin tënd.”

Shkaku i vdekjes nuk dihet, por ai vuante nga kanceri në ezofag.

Thjeshtësia e tij si president, kritikat ndaj konsumerizmit dhe reformave sociale që promovonte, ndër të cilat e bëri Uruguajin vendin e parë që legalizonte përdorimin mjekësor të marijuanës, e kthyen Mujica  në një figurë të njohur politike në Amerikën Latine dhe përtej.

Popullariteti i tij është i pazakontë për një president të Uruguajit, një vend me 3.4 milionë banorë.

Dashuria për librat dhe tokën iu trashëgua nga e ëma. Në rini, Mujica ishte anëtar i Partisë Kombëtare, një forcë tradicionale politike që në qeverinë e tij u kthye në opozitën e qendrës së djathtë. Në vitet 1960, ndihmoi në themelimin e një grupi gueril të majtë që kryente sulme, rrëmbime dhe ekzekutime, edhe pse ai ka thënë gjithnjë se nuk ka kryer vrasje. Mujica është kapur 4 herë, qëlluar 6 dhe ka qenë në prag të vdekjes.

Ai ia ka mbathur dy  herë nga burgu. Në vitet 1970-1980, ai kaloi mbi 14 vjet në burg ku u torturua dhe e kaloi pjesën më të madhe të kohës në kushte të vështira e izolim, derisa u lirua në vitin 1985 me ardhjen e demokracisë.

Mujica thoshte se gjatë kohës së qëndrimit në burg, u çmend dhe vuante nga deluzionet e madje fliste me milingonat. Dita kur u lirua ishte kujtimi i tij më i lumtur: “Të bëhesha president ishte hiçgjë para saj”. Uruguaji tërhoqi vëmendje për ligjet që miratoi gjatë atyre viteve si legalizimi i abortit dhe njohja e martesave të të njëjtit seks. Gjatë kohës që shërbente si president, Mujica refuzoi të qëndronte në pallatin presidencial.

Ai jetonte me bashkëshorten, Lucía Topolansky në një shtëpi të thjeshtë në periferi të  Montevideo, pa shërbyes dhe me fare pak truproja. Kësaj i shtohej fakti që vishej gjithnjë thjesht, kishte një makinë Volkswagen Beetle të vitit 1987 dhe dhuronte një pjesë të madhe të rrogës së tij, duke u quajtur nga mediat “presidenti më i varfër i botës”.

Por ai e refuzonte gjithmonë: “Ata thonë që jam presidenti më i varfër. Jo, nuk jam. Të varfër janë ata që duan më shumë…sepse janë në një garë pa mbarim”. Në fund të presidencës, Mujica tha: “Çfarë ia tërheq vëmendjen botës? Që unë jetoj me pak, në shtëpi të thjeshtë, që vozis një makinë të vjetër? Atëherë bota është çmendur sepse habitet nga ajo që është normale”. Kur dha lajmin se ishte me kancer, Mujica iu qas vdekjes pa dramë: “Njeriu e di që vdekja është e  pashmangshme. Dhe ndoshta është si kripa e jetës”, tha ai në një intervistë për BBC./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Para
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com