Ikona e kinematografisë dhe muzikës amerikane Doris Day ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga fondacioni i saj i bamirësisë “Doris Day Animal Foundation” këtë të hënë.
Ajo njihej jo vetëm si aktore, por gjithashtu edhe si këngëtare dhe aktiviste për të drejtat e kafshëve.
Kulmi i karrierës së saj ka qenë në vitet 50-të, 60-të ku disa nga prodhimet kinemagrafike që i dhanë famën janë: “Pillow Talk”, “Love Me or Leave Me” apo edhe “The Man Who Knew Too Much” etj.
Ndërkohë si këngëtare ajo u bë e njohur me këngët “Che sera sera”, “Perhaps, Perhaps, Perhaps” etj të cilat dëgjohen ende edhe në ditët e sotme.
Këngët ‘Sentimental Journey’, ‘Secret Love’ dhe ‘Que Sera Sera’ janë të përfshira në “Grammy Hall of Fame”.
Ajo kujtohet gjithashtu si ‘rivalja’ e bashkëkohëses së saj, ikonës Marilyn Monroe dhe ishte një personazh shumë i dashur në Amerikë.
Doris Day ka qenë e martuar 4 herë dhe nga këto martesa ka patur vetëm një djalë, Terry Mulche, i cili ndërroi jetë në vitin 2004./Opinion.al/